Tre truke pastrimi për syzet optike

Mbajtja e syzeve optike dikur konsiderohej nevojë për të gjithë ata persona që kishin probleme me shikimin, por vitet e fundit ato qëndrojnë shumë mirë edhe si një aksesor që plotëson look-un e një personi.

Syzet shpeshherë mbledhin papastëritë e ambientit, për të mos folur për njollat e fondotinës të përziera me djersë dhe gërvishtjet që duket sikur tubullojnë shikimin.

Por e dini se ekzistojnë disa truke të thjeshta pastrimi që i bëjnë syzet tuaja si të reja? Living ju njeh me tre prej tyre:

Sodë buke dhe ujë: Fshini fillimisht sipërfaqen e xhamtë të syzeve me një lecke me mikrofibra. Më pas shtoni në një pjatë 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë çaji ujë. Përziejini derisa të formohet një pastë dhe me të lyeni syzet duke i fërkuar me mollëzat e gishtave. Në fund shpëlajini me ujë të rrjedhshëm.

Uthullë e bardhë rrushi: Uthulla e bardhë e rrushit jo vetëm që shërben si një pastrues për pastrimet e vështira të tualetit dhe veshjet e bardha, por njëkohësisht edhe për pastrimin e syzeve. Hidhni në një sfungjer pak uthull të bardhë rrushi dhe fërkoni pjesën e brendshme dhe të jashtme të syzeve. Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me napë pambuku. Njollat do të jenë zhdukur plotësisht.

Alkool: Me siguri do e bëni lidhjen edhe me pijen tonë tradicionale, rakinë. Duke qenë se rakia është përdorur historikisht për pastrimin e xhamave, përse jo të mos përdorni alkoolin për pastrimin e syzeve. Mund të zgjidhni raki ose vodka, mjafton të spruconi pak dhe me ndihmën e një furçe me qime të buta pastroni syzet. Do të zëvendësojë shumë lehtë larësit e shtrenjtë.

SHKARKO APP