Tre vende sekrete në Shqipëri ku mund të bëni plazh “topless”

Tre plazhe sekrete që ndodhen në Jug të vendit dhe mund të arrihen lehtësisht nga qyteti i Sarandës janë Pasqyrat, Krorëza dhe Lukova.

PASQYRAT

Plazhi me rërë të bardhë e ujë të kaltër ndodhet rreth 15 minuta larg qytetit të Sarandës, në rrugën e Butrintit. Në këtë plazh mund të arrihet me makinë. Pavarësisht se gjatë viteve të fundit ky plazh është populluar shumë, ngjitur me të ndodhet një gji tjetër nga ku mund të shkohet vetëm me varkë ose not.Privatësia: 6

LUKOVA

Shpellat e Lukovës është një plazh i gjatë dhe tepër piktoresk poshtë fshatit me të njëjtin emër. Aty shkohet me makinë ndërsa ofron kamping, disa lokale dhe restorante e shërbime të tjera. Privatësia gjendet në të dy skajet e plazhit duke qenë se bizneset janë të përqëndruara në qendër. Privatësia: 8

KRORËZA

Një prej plazheve të virgjër në bregdetin e jugut. Ky plazh me ujë të kristaltë dhe rërë të bardhë gjendet i rrethuar nga gjelbërimi dhe mund të arrihet vetëm me varkë. Shpesh varka private nisen nga qyteti i Sarandës herët në mëngjes dhe rikthehen në pasdite. Plazhi i mrekullueshëm është ideal për kamping ndërsa nuk ka asnjë aktivitet privat. Privatësia: 10 /Newsbomb.al/

SHKARKO APP