Tregimi i Tarzanit çoi Jane Goodall në Afrikë

Për realizimin e librit të tyre të titulluar ‘Çfarë duan gratë’, autorët si Geoff Blackwell dhe Ruth Hobday kërkuan nga gratë më me ndikim një përgjigje për të krijuar një material frymëzues me intervista dhe foto. Një nga të pyeturat është Jane Goodall. E lindur në Britani, Dama Jane Morris Goodall DBE, ish-baronesha Jane van Lawick-Goodall, është etologe, antropologe dhe e dërguara e OKB-së për Paqe.

Jane Goodall bëri një nga studimet më të spikatura të primatëve në kohët moderne, kur ajo banonte me shimpazetë e Tanzanisë për të vëzhguar sjelljen e tyre.

U nis drejt Tanzanisë për të studiuar shimpanzetë e egra duke u ulur në mesin e tyre, duke anashkaluar procedurat dhe duke zbuluar rreth sjelljes së primatëve që kanë vazhduar të formojnë diskursin shkencor.

Ajo është një anëtare shumë e respektuar e komunitetit shkencor botëror dhe është avokate e ruajtjes ekologjike. Ja çfarë thotë ajo për The Guardian:

“E ardhmja e planetit ka rëndësi për mua. Duhet të pyesim, siç pyesnin njerëzit indigjenë? Si do ndikojnë vendimet e sotme tek gjeneratat e ardhshme? Kur isha 10 vjeçe lexova librin me Tarzanin dhe kështu vendosa të shkoj në Afrikë. Atje u rrita, jetova me kafshë të egra dhe lexoja pafund libra e në fund fillova të shkruaja për to. Të gjithë qeshën me mua, por nëna më mbështeti dhe me tha se nëse dua diçka, duhet ta bëj. Shumë më pyetën: Pse nuk i jep fund? Je 83 vjeç? Epo ata nuk e dinë. Kafshët më dhanë një gjë të rëndësishme, komunikimin. Duhet të përdor këtë dhuratë deri në ditët e fundit të jetës time. Është e rëndësishme të mbani mend se për çdo çështje individuale, e zgjedhim vetëm se çfarë ndikimi duam të përcjellim”.

SHKARKO APP