Tregtarët e Vlorës nuk pranojnë zhvendosjen e tyre nga tregu i fruta-perimeve
Tregtarët e Vlorës janë rikthyer sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, duke shprehur indinjatën ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit.
Sipas tregtarëve, vendimi për të zhvendosur tregun e fruta-perimeve në tregun e Çoles dhe tregun industrial në shumicën e Jallit të Nartës është marrë pa asnjë konsultim real dhe pa garanci për kushtet minimale të punës.
Duhet që bashkia të kishte biseduar me ta dhe të gjente rrugëzgjidhje të përbashkët, dhe jo siç është vepruar.


KOHA JONË SONDAZH

