Tregtuan karburante jashtë standardeve, gjobiten 19 subjekte

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka gjobitur gjatë muajit maj 2016, 19 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, që janë identifikuar me kryerje të veprimtarisë në kundërshtim me ligjin.

Në një njoftim për shtyp, ISHTI bën të ditur se fokus i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligjit “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)”.

SHKARKO APP