Tregu i gazit drejt zhvillimit

 

Një projekt i financuar nga qeveria e Konfederatës me një grant si asistencë financiare për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimet në përmasa të mëdha të infrastrukturës së gazit në Shqipëri, pritet të nisë së afërmi nga zbatimi, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Projekti ka si objektiv të ngrejë kapacitetet e nevojshme brenda institucioneve publike, autoriteteve shqiptare dhe të rrisë e përditësojë kuadrin ligjor, teknik dhe institucional për të zhvilluar tregun e gazit në Shqipëri, por dhe për të zbatuar projektin e gazsjellësit TAP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e këtij projekti janë hartimin e strategjive dhe dokumenteve të politikave në sektorin energjetik, studimin për zhvillimin e tregut të gazit, masterplanin e infrastrukturës së gazit, hartimin dhe përditësimin e kuadrit ligjor, teknik dhe institucional në sektorin e gazit natyror në përputhje me direktivat e BE-së, kryesisht në marrëveshjet me TAP, për procedurat për lejet dhe licencimin, rregulloret e vendit për gazin, rregullat dhe proceset për blerjen dhe servitudin e tokës, rregullore për çështjet shëndetësore, të sigurisë dhe mjedisin dhe standardet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për projekte të mëdha sikurse është ky i gazit, nevojiten ngritja e institucioneve kompetente shqiptare, ku pritet të përfshihen ERE, Instituti i Naftës dhe Gazit, agjenci dhe operatorë aktivë për sektorin e ardhshëm të gazit, pasi bëhet fjalë për përfaqësimin e qeverisë shqiptare në kuadrin e TAP dhe gazifikimit të vendit, thonë burime zyrtare nga ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Afati kohor i zbatimit të projektit me financim të qeverisë Zvicerane do të jetë për vitet 2015-2020, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë institucionet e ndryshme në qeveri, si MEI, Enti Rregullator i Energjisë(ERE), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), Autoriteti Kombëtar i Planifikimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore(AKBN), Inspektorati Qendror Teknik, “Albpetrol”, thanë burimet e MEI-t.

Gjithashtu “Western Balkans Investment Framework” (WBIF) do të financojë me 1.1 milion euro hartimin e Masterplanit të Gazit. Vendimi për hartimin e Masterplanit u miratua sivjet në Shkurt gjatë seminarit të dytë të nivelit të lartë për Studimin e Fizibilitetit të Masterplanit të Gazit në Shqipëri, ku morrën pjesë përfaqësues të SOCAR, “Shell”, “British Petroleum”, WBIF dhe TAP AG.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?