“Trëndafili i Bardhë i Tiranës”/ Dokumentari francez për mbretëreshën Geraldinë

“Trëndafili i Bardhë i Tiranës”. Kështu e ka titulluar Frédéric Mitterrand dokumentarin e tij kushtuar Mbretëreshës Gerladinë.

Ish-ministri francez i Kulturës, paraqet me nota vlerësuese, jo vetëm figurën e Mbretëreshës, por edhe atë të Mbretit Zog, teksa sjell gjithashtu përmes këtij dokumentari edhe një pjesë të Shqipërisë së viteve ’30.

Dokumentari u transmetua në fillim të janarit në televizionin francez në kanalin Arte, ndërsa sot vjen i plotë edhe në “Opinion”, shoqëruar me një intervistë të autorit për gazetarin Blendi Fevziu.

Ky dokumentar transmetohet ne prag te 80-vjetorit te marteses se Mbretit Zog me Geraldinen, me 27 Prill.

Një artikull i gazetës franceze “Le Figaro”, botuar më 2 janar 2018, jep këtë vlerësim për dokumentarin:

Në dokumentarin e tij «Trëndafili i Tiranës», Frédéric Mitterrand tregon me gjallëri jo vetëm jetën e konteshës së re hungareze Géraldine Apponyi, e cila u martua me mbretin Zog më 27 Prill të vitit 1938, por edhe historinë e Shqipërisë.

BLAISE DE CHABALIER
Disa fate njerëzore tërësisht të vërtetë shkëlqejnë me histori krejtësisht romaneske. Rasti i konteshës hungareze Géraldine Apponyi e provon plotësisht. Frédéric Mitterrand, realizuesi i dokumentarit “Trëndafili i Tiranës”, i transmetuar të martën e 2 Janarit në kanalin Arte, na e tregon këtë me gjallëri. Me zërin e tij të dallueshëm mes mijëra zërave, veshur me një fjalë poetike, ish-ministri i Kulturës në kohën e Nicolas Sarkozy na sjell jo vetëm portretin e një gruaje të jashtëzakonshme, por edhe atë të mbretit të Shqiptarëve Zogu i parë, me të cilin u martua më 27 Prill të vitit 1938 në Tiranë.

Aty, të dy personazhet mishërojnë shpirtin e një vendi të vogël që u hap ndaj modernitetit me shtytjen e sovranit të tij, përpara se të binte në apokalipsin fashist e më pas në diktaturën komuniste.
king-zog-queen-geraldine-in-exile-350x253
“Jam shumë e prekur nga simpatia që njerëzit më dëshmojnë”, deklaronte para gazetarëve e fejuara zyrtare e atij që ishte mbreti i shqiptarëve prej vitit 1928. Vajza e re 23-vjeçare, që fliste një anglishte shumë korrekte, shfaqej në ekran e bukur dhe elegante.
Géraldine Apponyi, nga i ati rridhte prej një familejeje të madhe aristokrate, ndërsa e ëma vinte nga shoqëria e mirë amerikane. Ajo ishte shkolluar në shkollën prestigjoze katolike të Pressbaum-it në Vjenë.
Pikërisht aty, në faqet e ftohta të një reviste mondane austriake ajo zbuloi së kishte rënë në sytë e Zogut të Parë i cili i kërkonte martesë.
Duke kaluar hezitimin e familjes Apponyi e fatkeqësisht edhe refuzimet e Vatikanit për të pranuar një ceremoni për këtë bashkim mes një katolikeje dhe myslimani, ceremonia civile u zhvillua brilante duke entuziasmuar, jo vetëm popullsinë civile, por të gjithë botën.

Sovrani modern
Duke u bërë mbretëreshë e Shqipërisë, Gerladina i lejoi të shoqit të shfaqte edhe më shumë imazhin e një sovrani modern.
Që prej vitit 1922 në postin e Kryeministrit dhe më pas në atë të presidentit, derisa më në fund u kurorëzua mbret, Ahmet Zogu, i cili kishte për model presidentin e Republikës turke Atatürk, kishte arritur të vendoste rregull në vendin e tij të minuar nga lufterat e pandërprera.
Sigurisht që zgjedhja e përshtatjes së një sistemi monarkik nuk kishte asgjë republikane në vetvete dhe Atatürku nuk ishte i detyruar t’ja vinte në dukje këtë fakt dishepullit të tij, por Ahmet Zogu e kishte ndjekur këtë rrugë për një kauzë të drejtë, me qëllimin për t’i siguruar Shqipërisë stabilitet politik.
Ai kishte arritur të ndikonte në zhvillimin e vendit duke ndërtuar për shembull rrugë dhe ura.
Albania_KingZog_full-350x293
Për sa u përket grave, Zogu ishte shumë i lidhur me 6 motrat e tij, të cilat e shtynë që në fëmijëri të ishte ambicioz, duke lejuar shqiptaret të mos mbanin më ferexhenë dhe të bëheshin qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës.
Megjithatë, pavarësisht prestigjit të tij të pamohueshëm në arenën ndërkombëtare, monarku u ndikua gjithmonë e më shumë nga presioni fashist, veçanërisht përmes veprimeve të dhëndrit të Musolinit, kontit Ciano, derisa ne 7 Prill të vitit 1939, Shqipëria u pushtua nga ushtarët italianë.
Zogu reagoi duke dhënë një mesazh rezistence në radio, por gjithçka qe e kotë, pasi fashistët ia kishin dalë ta sabotonin duke hequr transmetuesit.
geraldina-dhe-leka-295x350
Çifti mbretëror dhe djali i tyre i sapolindur morën rrugën e mërgimit. Në udhëtimin e saj, familja kaloi nga Turqia, Rumania dhe Polonia, përpara se të mbërrinte në Fracë në gusht të vitit 1939 dhe më pas në Angli në vitin 1940. Zogu nuk u kthye kurrë në vendin e tij. Në vitin 1952 ai u vendos me të shoqen në Bregun Francez ku vdiq në vitin 1961. Falë një ligji që i lejonte familjes mbretërore kthimin në vend, Geraldina u kthye në Shqipëri në Qershor të vitit 2002 ku pati një pritje triumfuese. Ajo vdiq 4 muaj më pas. /Opinion.al/

Le Figaro – E martë, 2 janar 2018
frederic-miterrand-768x768Frédéric Mitterrand, realizuesi i dokumentarit per Mbretereshen Geraldine

/BalkanWeb

SHKARKO APP