Treqind sekonda oksigjen nga opozita
Nga Irfan Rama
Para se të konturohej praktikisht “eksperimenti” shqiptar i opozitës me “Stop Talking”(Ndal Bisedën) e makinave, për pesë minuta në Shqipëri në orën 11 të datës 26 janar 2015 më qëlloi që të brofja herët nga krevati, pasi në një emision mëngjesi; shtyp+telefonata+filmime kronikore novitet të halleve e telasheve të njerëzve +një të ftuar, u ftillova se përduhej të ngrihesha. Shprehia ime ose petku im zakonor fiziologjik i mëngjesit është të ndez televizorin në mëngjes, për të dëgjuar e parë shtypin e ditës, e të qëndroj ashtu i shtrirë në krevat, por këtë herë vërtet brofa në këmbë pas intermecos reklamore, pasi në kuadratin televiziv u përshfaq një përfaqësues i lartë i opozitës, që ishte ftuar nga moderatori i mëngjesit për të përfolur për protestën e opozitës për rritjen e çmimit të karburanteve.
Në ekran ishin vendosur përkundruall njëri-tjetrit moderatori me opozitarin, si dy gjethe të përkundrejta në degët e një jeshilori. Unë qëndroja përballë në gjuetim. “Çfarë është për opozitën protesta e sotme me makina, sepse është një risi edhe për ne, sepse në perëndim kemi parë që fermerët bëjnë protesta me zetorë, produkte, qumësht, fruta, perime, pankarta etj. ndërsa ju zakonisht i bëni me njerëz nëpër rrugë dhe shpesh herë kanë qenë të dhunshme edhe nga ju edhe nga pozita e sotme shqiptare?” Opozitari i pjekur në fytyrë e në flokë u gjegj: “Po është e vërtetë. Kështu e menduam këtë lloj proteste, pasi e gjykuam se për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës është e nevojshme, që të bëhej nga populli vetë me makinat e tyre sepse siç tha një ditë më parë një zyrtare e lartë e partisë sime, nesër të prekurit nga nafta janë të gjithë qytetarët shqiptarë”. Epo, thashë me vete, me një ritual të përsëritur mendor e me belbëzim buzësh, a thua vërtetë e ka ky apo ajo që shfaqet shpesh në podiumin e zyrave të opozitës se të gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë vetura. A thua i gjithë populli shqiptar “pasanik” në brezni e histori është i motorizuar me vetura? Meditova pak sekonda, risolla nëpërmend kundrimet, dëgjimet, rrëfimet me miq e kolegë dhe mu përngjitën si në një ëndërr po tashmë e zgjuar llogaritë e shqiptarëve: Njëzet vetura ja nxorën opozita e prokuroria nipit të të parit të shqiptarëve para 90-ës që u arrestua për drogë, por a dihet se sa drogaxhi e përdorues droge ka në Shqipëri? A e ka hepuar mendjen apo kokën ndokush në qeveritë e këtyre 20 vjetëve, apo 10 vjetëve ta sipërmarrë një studim llogari për numrin e drogaxhive apo një pjesë e shtetarëve duhet të fusin veten në këtë studim për të qenë i ndershëm?
Po OJQ-të e famshme që rrjepin si keca paratë e taksapaguesve europianë e të përtejmë oqeanor? Prokurorët përthuhet e përfolet se kanë jo pak por nga 3-4 vetura, gjykatës shumë vetura, politikanë, deputetë, ministra, drejtorë të mëdhenj e të vegjël në këtë vend me burokraci të madhe në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës etj, kryekomunarë të shumtë që kanë vetura shtetërore e private e lëngun jo rrallë ja injektojnë nga paraja e popullit. Brenda kësaj tufe të madhe shtetërore ka edhe shumë farefisni nga e majta dhe e djathta që gëlojnë me vetura luksoze e ngrehinat e tyre biznesore të panumërta. Ka edhe shtetarë të pastër të mos abuzojmë. Turmat e varfanjakëve nuk kanë vetura. Të mesmit e ndershëm e të vegjël dikush përdor e dikush nuk ka mundësi për të blerë një makinë. Kam një mik timin në lagje që ka një biznes të vogël ushqimor, që shkon çdo ditë me biçikletë me karro të vogël prapa për t’u furnizuar. A të janë shtuar taksat e pyeta një ditë mikun tim se dëgjoj në televizor nga opozita se janë rritur taksat dhe pozita artikulon jo? “Më përpara unë kam paguar çdo tre muaj nga 170 mijë lekë të vjetra baras me 680 mijë lekë në vit, ndërsa që nga viti i kaluar na janë ulur në 250 mijë lekë në vit”,- reflektoi me ritmikë të shpejtë lagjatari. Dyjarët e konfiguracionit dëgjimor e pamor shpejtuan ritmin: “Po çfarë kërkoni me këtë demonstrim protestor “car –esh”? – pyetsoi njeriu i medias. -“Po ju lexoj një listë shtetesh se sa e kanë këto shtete çmimin e naftës…. e tani po ju citoj koston… mbi një mijë lekë të vjetra i gllabëron shteti për një litër naftë qytetarëve”. “Vërtet keni kaq ndjeshmëri për qytetarët se buka e shporta nuk janë rritur, se pozita thotë se e kemi ulur çmimin e naftës tek 1600 lekëshi ndërsa ju thoni se është rritur dhe se dy taksa atë të qarkullimit dhe karbonit, ballkanikët e shtetet tjera i kanë të veçuara?”- përdredhoj gazetari. – “Jo për këtë të fundit s’kam informata nga lart, dmth për dy taksat, por ne sot do të protestojmë së toku me qytetarët e mjerë, për të ulur se s’bën çmimin dhe nëse nuk e ulin çmimin dhe dekriminalizojnë shtetin e parlamentin, ne nuk do të pushojmë së rreshturi deri në rrëzimin e qeverisë”,- sosi lektimin pa asnjë ndryshim nga hierarkia opozitare e të thënit, ekonomisti i opozitës që nuk kishte – ndryshe nga të tjerët që dëgjoj e nuk i harroj, të forumit të formacionit të tij opozitar që këlthasin e uturijnë si uragan- pikë nervi përrritës të vokalit. Ruajta jo pa nervim se po thotë ndonjë gjë tjetër njeriu joqeveritar, por dëshira ime u rrëgjua, u fik.
Prisja që po përmend ndonjë gjë qoftë opozitari apo gazetari për atë që thonë trojka europiane me Merkelin në krye, që vendet me borxhe e zhytje astronomike në borxh të ashpërsojnë reformat në fiskalitet si kanë thënë për Greqinë, Spanjën , Portugalinë, Italinë e tj por hiçmosgjë. Fitoren e Syrizas dhe thënien e tij proverbiale se tashmë iku varfëria, iku shkatërrimi, erdhi shpresa dhe tani duam vetëm demokraci, solidaritet e bashkëpunim. E Greqia ka 25% të papunë, 50% e të rinjve të papunë dhe 188 bilion euro i ka borxh EU-së, ECB-së dhe IMF-së. Fitoi radikalja e majtë jo Demokracia e Re e Samaras që është tok me PD-në tonë në PPE. Por ti…. popullit se është budalla e hyn me shkopinj, gurë e pushkë brenda në kryeministri e parlamentin e “kuq”. Në presidencë jo. Prita se po përmendet kryeministri shqiptar për atë që ka thënë në lidhje me naftën se taksat në karburante do të bëjnë që shqiptarët të flenë makinat e të zgjojnë biçikletat si në Holandë, por asnjë falje. Thashë se po përmendin diçka për makinat me ujë. Apo për apokalizmin klimor. Asgjësendshëm nuk më erdhi. Kundrova protestën e makinave në orën 11 dhe ndalesë në qendër, devijm makinash për punë, stopim tek 21-shi…. Kur ekrani tejçohet tek trotuari i mesit në Rrugën e Kavajës dhe aty në këmbë ecin si kur të kishin fituar zgjedhjet, i pari i opozitës, ish-kryeministri etj etj. “Po këto pse nuk kanë hypur në makina kur gjithë këto ditë kanë bërë tenorin e basin për protestën me makina?!”- ndërhyri pyetja në subkoshienicën time të marrosur. Mu përcoll nëpërmend një “Old Story” në Diktaturë:” Në vitet 80’ të mijëvjeçarit të kaluar erdhi një i huaj në Tiranë dhe ndërkohë që po shëtiste në rrugët e pastra e të klorofilta të habitatit kryeqytetas, pyeti se kush lëviz në këto vetura aq të pakta. Shoqëruesi iu kthye me shpoti : “Populli ecën në këmbë ndërsa shërbëtorët e popullit ecin me makina”. Dhe mua më erdhi ligjerata:” Për treqind sekonda të gjithë shqiptarët morën frymë lirisht me oksigjen bio dhe ky blatim erdhi nga OPOZITA. Jo nga Sazan Guri e shoqatat e shumta të mjedisit. AJO ka vepruar “konspirativisht”.