Trinjaket braziliane martohen në një ditë, i dallon vetëm buqeta me lule (Foto)

Trinjaket identike nga Brazili, Rafaela, Rochele dhe Tagiane Bini ndajnë të njëjtën datë lindjeje, të njëjtën pamje, të njëjtat shije, kështu që kanë zgjedhur të martohen në të njëjtën ditë me tre burra që për hir të së vërtetës, ngjajnë shumë mes tyre.  Vajzat 29-vjeçare nga Passo Fundo, nga jugu i Brazilit kishin zgjedhur të vishnin të njëjtin fustan, të bënin të njëjtin “make up” dhe model flokësh. E vetmja gjë që i dallonte ishte ngjyra e ndryshme e buqetave me lule që mbanin në duar, që ishte zgjedhur prej tyre posaçërisht për të mos krijuar konfuzion tek dasmorët. Madje, edhe bashkëshortët e tyre të ardhshëm,  Rafael, Gabriel dhe Eduardo ishin shprehur se druheshin mos ngatërronin gratë në momentin e shkëmbimit të unazave.

SHKARKO APP