Tritan Shehu ka një apel për diplomatët e BE: Mos u bëni pjesë e fushatës së PS
Tritan Shehu, ish- drejtuesi i PD-së, sot kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, i bën thirrje ambasadorëve të akredituar në Tiranë që të mos bëhen pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Ai shkruan se ministria po bën një lojë të pistë duke ndërruar tekstin e ftesës për aktivitetin e nesërm që po përpiqet të organizojë në Libohovë, qartësisht si pjesë e fushatës elektorale te Zj. Kumbaro.
“Të nderuar ambasadorë, do t’ju lutesha që edhe pa dashje të mos bëheni pjesë e fushatës elektorale në Gjirokastër! Dikush ka ndërruar tekstin e ftesës për aktivitetin e nesërm që Ministria e Kulturës po përpiqet të organizojë në Libohovë, qartësisht si pjesë e fushatës elektorale te Zj. Kumbaro.
Ky aktivitet është në kundërshtim me etikën elektorale dhe ligjin. Ai dikush po përpiqet të përdorë emrat tuaj të nderuar. I kërkoj gjithashtu dhe “fondacionit” në fjale të mos bëhet pjesë e kësaj “loje”, shkruan Shehu në “Facebook”.