Tritan Shehu: Një ditë e trishtë për minatorët dhe familjet e tyre
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar për mosvotimin në Kuvend nga ana e PS të statusit të minatorit. Në një shënim në Facebook, Shehu thotë se dje ishte një ditë e trishtë për të gjithë minatorët, pasi qeveria i diskriminoi edhe një herë tjetër.
Reagimi i plotë i Tiran Shehut:
“Dje ne Kuvend ishte nje dite e trishte per Minatoret e familjet e tyre.
Sot te gjithe duhet ti kerkojme falje Minatoreve, por jo vetem, pasi projektligji per statusin e tyre u rrezua nga Qeveria dhe Maxhoranca edhe pse ne u perpoqem me te gjitha mundesite ligjore e njerzore per tu miratuar.
Me nje perbuzje e cinizem te thelle qeverisja e hodhi poshte kete ligj, qe kerkonte tu kthente atyre vetem nje pjese te asaj qe shoqeria u detyrohet.
U diskriminuan keshtu minatoret e Memaliajt, Tepelenes etj, shume nga te cilet une i njoh personalisht, te te gjithe Shqiperise, qe u bene ne ato vite te veshtira simbol i shpreses per Demokraci.
Kjo sic duket eshte nje aresye me shume qe kjo Rilindje po i trajton keshtu.
Dua tju siguroj se une personalisht si perfaqesues i zgjedhur edhe i nje komuniteti ku ka shume familje minatoresh, si dhe partia demokraike do te vazhdojme kete beteje legjitime per ata, per te drejtat e tyre, qe kjo qeveri i refuzoi ne menyre arbitrare, pa asnje nderprerje dhe lëkundje”.