Tronditëse/ Dalin pamjet e sherrit masiv në ndeshjen Gjermani-Suedi (VIDEO)

Goli i Toni Kroos në frymën e fundit i dha 3-pikë mjaft të rëndësishme Gjermanisë në përballjen me Suedinë, duke i dhënë një bonus të madh kampionëve në fuqi të botë për të vijuar më tej. Pas golit të shënuar, në stolin e kombëtares gjermane shpërtheu festa. Por ajo që ra në sy ishte konflikti që shpërtheu mes dy stoleve.

Ishte tekniku i Suedisë, Janne Andersson që nuk i pëlqeu aspak mënyra e festimit të kampit gjerman, duke pasur një përplasje fizike me një prej pjesëtarëve të stafit të Joachim Low.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?