Trump ishte nxënës i Medresesë, u lind në Pakistan?!

Emri i vërtetë i Donald Trump është Dawood Ibrahim Khan dhe ishte lindur në Pakistan. Ky lajm i çuditshëm është transmetuar në një kanal televiziv në Pakistan, i quajtur “Neo News”.

Njerëzit janë duke reaguar me mosbesim dhe tronditje qëkur republikani Donald Trump mposhti demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Dhe midis gjithë kësaj, një lajm që pohon se Trump është nga Pakistani e ka çuar çmendurinë në një nivel tjetër.

Gruaja që e jep lajmin mban një ton të zërit shumë serioz gjatë gjithë kohës dhe duket absolutisht e sigurt rreth informatës që ua përcjell shikuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas lajmit të transmetuar në Neo News: “Trump u lind në Waziristan, Pakistan, dhe emri i tij i vërtetë ishte Daëood Ibrahim Khan. Arsimimin e parë e mori në një Medrese në Waziristan. Prindërit e Trumpit [prindërit e Ibrahimit në këtë rast] vdiqën në një aksident rrugor në vitin 1954 dhe Dawoodi i ri u birësua nga familja Trump pasi një kapiten i ushtrisë britaniko-indiane e coi në Londër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?