Trump jep urdhrin për objektet fetare: Të rihapen këtë fundjavë!

Presidenti Donald Trump thotë se i konsideron objektet fetare si qendra “jetike” dhe u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale. Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare.

Disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë. Nuk është e drejtë

Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim”, deklaroi presidenti në konferencën për shtyp.

Guvernatorë në disa shtete kanë ngritur shqetësimin se në fillim të masave për distancim fizik, disa objekte fetare vazhduan shërbesat. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se grumbullime në mjedise të mbyllura si në kisha, sinagoga apo xhami, rrisin rrezikun për infektim.

SHKARKO APP