Trupi i Jan Prengës, “dorëzohet” FNSH-ja pasi kërkimet…

Një burim i sigurtë pranë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deklaroi për TCH se FNSH ka ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës. “Ne kontrolluam sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Shijakut dhe pa rezultat”,deklaroi zyrtari i policisë për gazetaren Hoxha, “tashmë forcat FNSH janë përfshirë në një plan tjetër masash ndaj dhe nuk do kryejmë më kontrolle”. Zyrtarë të hetimit të vrasjeve pohuan se agjentë të këtij sektori vazhdojnë të jenë në zonë, me shpresën se do zbulojnë gjurmë të tjera që do të mund t’i çojnë tek trupi i pengut të rrëmbyer në 17 janar.

SHKARKO APP