Truqia dhe Franca, dy ngjarjet që tronditën botën!

Nga Piro Ahmetaj/Dy ngjarje shokuese tronditën mbarë botën në javën që sapo lëmë pas! Po ndaj një këndvështrim profesional rreth impaktit mbi sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin demokratik të këtyre ngjarjeve:

  1. Në rastin e Nice, Francë, “terroristët e Pa-Fe” treguan se “po/do përdorin gjithshka që të munden” për të destabilizuar paqen, rendin demokratik, për të na frikësuar, gjunjëzuar, për të na ndryshuar mënyrën dhe standartet e jetesës, kërcënuar principet dhe vlerat Euroatlantike të vendeve tona/të NATOs !
  2. Rasti i Turqisë, fatmirësisht u dha një “Mësim të Madh Ushtarakëve dhe Udhëheqësve radikalë” = koha e “Grushteve të Shtetit” dhe marrjes me dhunë të Pushtetit është “vija e kuqe”, mission i pamundur, i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm!

Për të dy ngjarjet: “Lutemi për viktimat; Ngushëllojmë familjarët; Urojmë shërim sa më të shpejt për të lënduarit dhe Solidarizohemi me Parnerët Francezë dhe Turq”!

Posaçërisht shpresoj që Turqia, një Partner me Peshë Kritike në NATO, do ti: ri-kthehet stabilitetit; “nxjerrë dhe adresojë mësimet”; Ri-Balancojë sipas standarteve të NATOs Pushtetet e Kontrollit Demokratik mbi Forcat e Sigurisë, si dhe do të tejkalojë ASAP pasojat dhe precedentët e kësaj ngjarje me përqasje dhe mjete demokratike!

  1. Disa lexime dhe rekomandime profesionale = si mundet/duhet të parandalohen dhe përballemi në menyrë racionale me këto raste:
  2. Të heqim dorë nga qasjet prapagandistike: “fanar ndricues.., si në dhënien me konçesion, d.m.th parneritet publik ” të PËRGJEGJËSIVE, Aseteve dhe Infrastrukturave që kanë impakte kritike mbi Sigurinë Kombëtare dhe të NATOs !!
  3. Të tejkalojmë interesat politike të ditës dhe ndarjet konfliktuale pro&kundër; “shpalljen armiqsore” të oponencës; promovimin e militantëve, diabolikëve, konfliktualëve dhe delirantëve të pa-përgjegjshëm në institucionet kyçe të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare!
  4. Përveç fjalimeve, Statuseve ekzaltuese në fb, “fjalëkryqeve konspirative” dhe terminologjisë Diplomatiko-Prapagandistike DUHEN Strategji, Projekte, Paisje dhe Kapacitete të afta dhe besushme për këto rrëziqe! “Inteligjenca e integruar me Rambot e Gjeneratës IV-ërt” po përcaktohen si Prioriteti Nr 1 për tu ndeshur për “jetë a vdekje” me këto kërcënime asimetrike (pa-parashikueshme) !

Autori është Gjeneral R. Këshilltar për mbrojtjen i Presidentit. Mendimet e shprehura në ketë artikull përfaqësojnë qendime personale.

SHKARKO APP