“Truri im refuzon ta pranojë”: Vanessa Bryant flet për gjendjen e saj pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës
Në aksidentin tragjik të 26 janarit, Vanessa Bryant humbi dy njerëzit e saj më të dashur, bashkëshortin Kobe Bryant dhe vajzën 13-vjeçare Gianna, një ngjarje që tronditi zemrat e shumë fansave të basketbollistit dhe të afërmve të familjes.
Pas vdekjes së tyre, Vanessa ka treguar se është zemërthyer dhe e ka të vështirë të imagjinojë jetën pa ata të dy, megjithatë duhet të jetë e fortë për tre vajzat e tjera.
Së fundmi, Vanessa ka bërë një postim prekës në Instagram për të bijën dhe legjendën e basketbollit dhe tregon se refuzon të pranojë realitetin.
“Nuk kam qenë e gatshme t’i shpreh ndjenjat e mia me fjalë. Truri im refuzon të pranojë se të dy Kobe dhe Gigi nuk janë më. Nuk mund ta pranoj për të dy në të njëjtën kohë. Është sikur përpiqem të pranoj se Kobe nuk është më, por trupi refuzon të pranojë se Gigi nuk do të kthehet më kurrë tek unë. Ndihet si diçka e gabuar. Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem në një ditë tjetër kur vogëlushja ime nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi? Jam shumë e inatosur.
Ajo kishte kaq shumë për të jetuar. Më pas më kujtohet se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. E zemëruar që nuk jam me Kobe dhe Gigi, por mirënjohëse që jam me Natalia, Bianka dhe Capri. E di që ajo që po ndjej është normale. Është pjesë e procesit të pikëllimit. Thjesht doja ta ndaja nëse dikush po përjeton një humbje si kjo. O Zot sa do të doja që të ishin këtu dhe ky makth të merrte fund. Duke u lutur për të gjithë viktimat e asaj tragjedie të tmerrshme”, shkruan Vanessa në videon ku tregon momente nga jeta e vajzës së saj.