Tryeza për turizmin, Ambasadori sllovak: Me rëndësi promocioni

Si element thelbësor të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, ambasadori i Sllovakisë Milan Ciganik, theksoi promocionin.

Sipas tij promovimi i turizmit është një nga shtylla kryesore të sjelljes së zhvillimit ekonomik në vend.

Pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët me temë “Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të Nderit”, ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri tha së në Shqipëri ka ende vend për përmirësim dhe u shpeh optimist se përmirësimet ishin të arritshme

Ai vuri në dukje se për zhvillimin e turizmin duhet të ketë një bashkëveprim midis qeverisë dhe operatorëve privatë për rritjen e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri.

Milan Ciganik: Shqipëria ka një potencial të madh përsa i përket turizmit dhe kulturës. Do ndaj pikëpamjen time për zhvillimin e Shqipërisë në këtë drejtim sepse jam plot me ide e përvoja. Për promovimin e Blatislavës ne sloganin e kemi “Qyteti i madh, i vogël”. Është i madh në kuptimin për potencialin që ka për turizmin, e njëjta gjë vlen për Shqipërinë. Kam vizituar Shqipërinë, dhe menjëherë imagjinata ime mbushet me pamje të mrekullueshme të natyrës dhe bregut të mrekullueshëm. Kam parë ujëra të kthellëta, plazhe të bukura e male tepër të bukura, të cilat më kujtojnë malet e vendeve fqinje. Kjo pamje është e mbushur me turistë, me njerëz që vijnë me pushime, por veçanërisht gjatë muajve të korrikut e gushtit.

Industria turistike dhe shërbimet e mira të lidhura me të duhet të jenë një nga gurët kyçë të të ardhurave monetare të Shqipërisë. Promovimi i turizmit është nnjë nga shtyllat e sjelljes së zhvillimit ekonomik. Të ardhurat nga kjo fushë hyjnë në buxhetin shtetëror dhe janë shuma të konsiderueshme , me sa kam kuptuar nga të dhënat ndërkombëtare nëse janë të besueshme , në Shqipëri dega e turizmit ofron 50 mijë vende pune, dhe nga këto vende kontributi i drejtëpërdrejtë i produktit të brendshëm bruto është -/+9% që do të thotë ka ende vend për përmirësim. Dhe këto përmirësime janë të arritshme. Për rrjedhojë promovimi shtetëror thurur me ato të operatorëve privatë do përbënte një arsye të mirë për rritjen e turizmit të të huajve në Shqipëri.

Numri i turistëve sllovakë që vijnë në Shqipëri është në rritje çdo vit. Është trefishuar që nga 2012 sipas statistikave. Ekspertët e turizmit të Shqipërisë besojnë se numri në rritje i personave që kalojnë pushimet këtu, kalojnë pushimet verore për shkak të promocioneve. Dhe kanë të drejtë se promocioni është gjëja më kryesore që duhet shqyrtuar e duhet bërë në mënyrë e duhur e të shpërndahet në vendet e tjera. Të mirat ekonomike të turizmit reflektohen në bilancin e kompanive, shtimin e punësimit, shtimin e bizneseve. Argumenti më i madh ekonomik i turizmit është efekti i shumfishtë, që do të thotë që jo vetëm pronarët apo siguruesit e abmjenteve të akomodimit, por edhe shërbimet shtesë që janë të përfshira, kanë mundësinë të lulëzojnë.

Nga ana tjetër, jo vetëm në Sllovaki por edhe në Shqipëri janë përfshi gjithnjë e më shumë femra. Punësimi i grave në sektorin turistik rrit fuqizimin e tyre në pavarësinë ekonomike. Ne kemi vizituar vetë disa zona, siç përmendëm Valbonën, Alpet Shqiptare, etj dhe jemi informuar se gratë në këtë zona kërkojnë mundësi punësimi dhe duhet bërë diçka në këtë situatë. Promocioni, promocioni, promocioni është zgjedhje e rëndësishme që duhet bërë, dhe në këtë sens Shqipëria, qeveria e institucionet jo-qeveritare janë të progresuara në këtë drejtim. Shërbimet cilësore me vazhdimësi të qëndrueshme thithin turistët. Për të arritur në këtë pikë nevojiten shumë investime, në formatin e ndihmës qeveritare por edhe nga biznesi të përfshirë në industrinë turistike. Një nga punët e rëndësishme e themelore të qeverisë është përmirësimi i kushteve mjedisore.

SHKARKO APP