Tuna dhe Cozman në Policinë e Tiranës, i gjetën hashash në makinë

Arrestohet këngëtari Cozman (Ylber Abdullahu) 30 vjeç. Këngëtari u kap me 20 gr hashash te cilën e kishte fshehur në të mbathura, raporton Syri.net. Pas një kontrolli rutinë të njësisë ‘Shqiponja’ Cozman, i cili udhëtonte me mjetin tip ‘Range Rover’ me targa angleze PEIO SYF është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj, por pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar cannabis sattiva në një sasi prej rreth 20 gramësh. Cozman ishte nën shoqërinë e këngëtares Tuna (Altuna Sejdiu) dhe dy personave të tjerë ku po ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish piramida. Ndalimi është bërë nga policia në zonën pranë kryqëzimit të Stacionit të trenit. Fillimisht këngëtarja Tuna ka kundërshtuar verbalisht kontrollin duke u shprehur se ‘Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni’, por më vonë pasi iu gjet lënda narkotike të dashurit të saj këngëtarit Cozman, Altuna ka kërkuar mëshirë nga ana e efektivave të policisë duke u shprehur: ‘Ju lutemi na falni se hashashin e kemi për përdorim vetjak’. Ligji shqiptar është shumë i ashpër dhe parashikon nga 5 deri në 10 vjet burg.

 

SHKARKO APP