Tunizia kërkon qarkullim të lirë të shtetasve të saj në Evropë
Tunizia kërkon të negociojë për heqjen e regjimit të vizave dhe vendosjen e qarkullimit të lirë për shtetasit e saj në Bashkimin Evropian, theksoi sot ministri tunizian i Punëve të Jashtme, Taieb Baccouche.
Për radion private ”Shems FM” që e pyeti nëse ai do të kërkonte heqjen e vizave për tunizianët në kuadër të negociatave për marrëveshjen e partneritetit me BE-në, Baccouche u përgjigj “Në fakt”.
”Tunizia kërkon që të mos abuzohet me limitimin e lirisë së qarkullimit, sepse liria e qarkullimit është gjithashtu një prej lirive (…) të njohura në kartat ndërkombëtare”, theksoi Baccouche.
“Mesdheu është një rajon që ka interesa të përbashkëta dhe duhet që të ketë më shumë fleksibilitet në qarkullimin në këtë rajon”, shtoi ai.
Tunizia është lidhur me Bashkimin Evropian nga një marrëveshje asocimi që prej vitit 1995. Ajo dëshiron të marrë një status të avancuar që mundëson marrëdhënie më të thella me Bashkimin Evropian