Turistët e parë në Gjirokastër janë nga Zvicra: Qytet i mrekullueshëm, do e rekomandojmë
Viti 2020 ka qenë një vit dramatik kryesisht për sektorin e turizmit, ndërsa qeveritë vendosën që të mbyllnin kufijtë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por 12 turistët e parë në Gjirokastër lajmërojnë këtë herë se ky sezon mund të jetë ndryshe.
Turistët e kishin planifikuar vizitën në Gjirokastër që nga viti i kaluar, por për shkak të pandemisë ata e anuluan atë, për t’ju rikthyer këtë vit planit të tyre.
Ata tregojnë se janë vaksinuar të gjithë, ndërsa shprehen të mahnitur me bukuritë e qytetit.
“Është qytet i bukur padiskutim, nuk mund ta shmangesh dot Gjirokastrën”.
“Është një qytet me histori, inetresant, me njerëz të mirë dhe të sinqertë dhe shikon se në këtë qytet si në të gjithë Shqipërinë diferencat e kulturës në të gjithë periudhat e historisë”.
Ata shprehen se qytetin do ta rekomandojne edhe tek të njohurit e tyre.
“Do e reklamojme se është nje qytet shume i ruajtur nga traditat, i pastër dhe me të gjitha karakteristikat e një qyteti të vjetër”.
“Është një qytet i ndërtuar në mal, ne vijmë nga Zvicra, dhe kemi kënaqësinë për të qenë në këtë qytet”.
Duke thënë se ky vit mund të jetë më i mirë përsa i përket turistëve, guidat shprehen se viti i kaluar ka qenë ndër më të vështirët.
“Vitin që kaloi në krahasim me një vit më përpara ishte përveç fjalës katastrofë nuk mund të shtoj asnjë tjetër, sidomos guidat turistike”.
Një ndër sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit ka qenë turizmi për shkak të kufizimeve të mëdha që u ndërmorën nga qeveritë anembanë botës, për të paranadaluar përhapjen e koronavirusit.