Turistët po ikin nga Turqia

Numri i turistëve të huaj që mbërritën në qershor në Turqi ra në nivelin prej 40.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ”ndihmuar” veçanërisht nga mungesa e turistëve rusë në masën 93%  më pak dhe e atyre gjermanë me 38% më pak.

Sektori turk i turizmit është goditur rëndë nga shqetësimi terrorist, destabilizimi politik në vend si edhe nga problemet globale.

Grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut mund ta shtojë këtë dëmtim.

”Për të njëmbëdhjetin muaj rresht ka një rënie domethënëse të numrit të turistëve”, tregojnë të dhënat e Ministrisë turke të Turizmit.

Numri i vizitorëve nga ekonomitë kryesore evropiane dhe globale ishte 40.9% më pak në qershor, 35% më pak në maj dhe 28% më pak në prill.

Turizmi rus ra përnjëherë pas rrëzimit të avionit rus në territorin turk vitin e kaluar, ndërkohë që Moska vetëm para pak javësh hoqi ndalimkin e fluturimeve çarter me Ankaranë.

Edhe atentatet e fundit me bomba kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e këtij numri.

SHKARKO APP