Turizmi, BERZH: Shqipëria më pak konkurruese se rajoni

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) publikoi raportin mbi turizmin për rajonin e Europës Juglindore, ku Shqipëria rendit si një nga vendet më pak konkurruese në këtë sektor. Ky raport sqaron se turizmi është burimi i rëndësishëm të ardhurash për vendet e rajonit te Europës Juglindore. Dhe se ky sektor kontribuon me nivelin prej 10% të të ardhurave ndaj totalit të Prodhimit të Brendshëm Bruto në disa prej vendeve.

Në raport nënvizohet gjithashtu edhe fakti se rajoni i Europës Juglindore, është destinacioni më i madh turistik i vendeve që bëjnë pjesë në zonën e BERZH-it. Ku në pesë vitet e fundit, prurjet turistike në këtë rajon janë rritur më 15 milionë turistë që nga viti 2010. Kjo edhe falë vijës bregdetare dhe afërsisë me tregun e Europës Perëndimore dhe Rusinë.

“Në vendet si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Qipro dhe Greqia, prurjet e turistëve kanë kontribuar me më shumë se 5% të të ardhurave në totalin e PBB-së. Sektori i turizmit në Shqipëri kontribuon me 14% të të ardhurave në PBB, renditur pas Malit të Zi dhe Kroacisë. Konkurrenca në vendet e këtij rajoni është vlerësuar duke përdorur indeksin mbi konkurueshmërinë të Forumit Ekonomik Botëror”, citon raporti i BERZH-it.

Ky indeks bashkon 90 tregues të vlefshëm për turizmin dhe i grupon ato në këto kategori: 1) klimën e biznesit; 2) politikat mbi turizmin; 3) infrastruktura; 4) burimet natyrore dhe kulturore. Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e rajonit me konkuresh-mërinë më të vogël. Në vende të parë kryeson Greqia, duke u ndjekur nga Kroacia, Qipro, dhe Bullgaria.

 

SHKARKO APP