Turizmi, Ekonomi: U rrit me 38% numri i vizitorëve të huaj

Sipas një postimi në rrjetin social Twitter të ministres së Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, këtë vit turizmi shqiptar ka patur një rritje të konsiderueshme.

“Ky sezon turistik shënon 38% mē shumë vizitorë shtetas të huaj se në 2015 në Hanin e Hotit”, thotë Ekonomi.

Shifra që flasin për një rritje kryesisht të vizitorëve që futen nga kufijte tokësorë të vendit. Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shengjinit e Velipojës, por edhe në zonat tona malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj. Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë.

SHKARKO APP