Turizmi i vakët, plazhet pothuajse të zbrazëta

Ndonëse jemi në muajin korrik, bregdeti shqiptar ende nuk ka njohur dyndje pushuesish për këtë sezon veror.

Mesa duket muaji i Ramazanit ka frenuar pjesën më të madhe të pushuesve tradicionalë, pushuesit nga Maqedonia dhe Kosova të cilët priten të dynden në ditët në vijim.

Sipas pushuesve në plazh nuk është e njëjta situatë me një vit më parë pasi në këtë periudhë të sezonit një vit më parë plazhet ishin të tejmbushura me pushues vendas e të huaj, raporton Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e ngjashme është edhe në Vlorë, por pushuesit thonë së këtë sezon kushtet janë minimaliste dhe ka probleme në infrastrukturë, ku punohet masivisht për Lungomaren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, vija bregdetare e Durrësit vijon të presë një numër relativisht të ulët peshuesish, pavarësisht temperaturave të larta të stinës.

Nga informacionet e zyrave turistike pritet në ditët në vijim një shtim të fluksit të pushuesve ndërsa gjatë fundjavës priten shumë autobusë nga Kosova me pushues, duke mbipopulluar vendin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?