Turizmi kërkon investime – Shoqata e Turoperatorëve thirrje qeverisë të investojë në rrugë

Shoqata Shqiptare e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike, i kanë  kërkuar qeverisë të parashikojë investime në disa segmente rrugore me impakt për turizmin.Duke marë shkas nga fakti se tashmë po diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm, grupet e interesit  apelojnë që  këto  projekte të përfshihen në listën e investimeve.Pavarësisht premtimeve, qeevria nuk uli TVSH-në për turizmin për vitin e ardhshëm.

Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjensia turistike kanë kërkuar  parashikimin e investimeve në buxhetin e viti të 2017, për disa rrugë me ndikim në sektorin e turizmit.

Me anë të një letre, ata i kanë drejtuar këto kërkesa tek  Ministri i Transporteve, Ministri i Financave dhe Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe Veprimtarisë.

Sipas Shoqatave të Turizmit, ndërhyrje të menjëhershme  kërkojnë disa akse rrugore, nga veriu në jug, me impakt të rëndësishëm në turizëm, siç janë Segmenti Poçem-Bylis që lidh rrugën kryesore me një nga zonat arkeologjike më të rëndësishme në vend si Bylisi, i cili aktualisht gjendet pothuajse i izoluar pas ndërtimit të rrugës së re,  Fier-Tepelenë.

Situatë e vështirë paraqitet edhe për segmentin Kelcyrë-Ersekë që lidh jugun (Gjirokastrën) me zonën lindore të vendit (Korçën).

Fonde kërkohen gjithashtu edhe për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe urën në Manastirin e Zvërnecit.

Dy segmente të tjera për të cilat kërkohet investim është Vau i Dejes-Koman që konsiderohet rruga më e keqe në Shqipëri, pasi është në gjendje pothuajse të pakalueshme për mjetet si dhe rruga për tek Syri i Kaltër e cila ka mbetur peng vetëm për ndërhyrjen në 2 kilometra.

Turizmi shqiptar mbetet shumë pas rajonit për atë çka ofron, ndërkohë që prej disa vitesh është kërkuar që të hiqet TVSH-ja për turizmin, një premtim ky ende i pambajtur i qeverisë.

SHKARKO APP