Turizmi përmirëson treguesit ekonomikë të shërbimeve

Grupi i degëve tregti, hotele, restorante dhe transport u rritën me 1,18 % në tremujorin e parë sivjet, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Sipas INSTAT, shifra e afarizmit në volum, në grupin “Shërbime”, në tremujorin e parë 2015 krahasuar me tremujorin e parë 2014 u rrit me 3,5 %, ku ndikuan kryesisht aktivitetet si “Agjenci udhëtimi” me 26,4%, “Tregti” me 7,4% dhe “Hotele” me 6.5 %.

Në tremujorin e dytë sivjet dhe i 5-ti tremujor radhaz ka shënuar rritje të konsiderueshme, ose me 7% më shumë të kërkesës në sektorin e shërbimeve, ka evidentuar edhe Banka e Shqipërisë në anketimin periodik në bizneset e sektorit, ku cmimet e shërbimeve vlerësohen të pandryshuar nga tremujori i kaluar.
Bizneset në sektorin e shërbimeve vlerësojnë në përmirësim situatën e punësimit në tremujorin e dytë nisur nga kërkesa në rritje e konsumatorit.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor llogaritet 77.4%, ose 3.4 pikë përqindje më e lartë se tremujori i dytë i 2014-tës dhe 1.4 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja historike.
Përmirësimi i këtyre treguesve në grupin “Shërbime” lidhet më së shumti me sektorin e turizmit, gjithnjë në rritje, ku sidomos stina e verës shënon dhe pik-un e zhvillimit të tij.

SHKARKO APP