Turma pro misionit vetëvrasës: Jepi, hidhu nga pallati
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Telford në Britaninë e Madhe kur një person kishte hipur në një ndërtesë 18 metra të lartë duke kërcënuar se do të hidhej. Turma që u mblodh poshtë pallatit jo vetëm që nuk i erdhi në ndihmë, por e shtyu personin rreth të dyzetave që të hidhej. “Jepi, hidhu. Të shohim sa di të kërcesh”, kanë qenë thirrjet e turmës. Policia ka shkuar pas disa minutash në vendngjarje por viktima është hedhur gjithsesi. Dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë se turma jo vetëm që e nxiti por edhe e filmonte me celularë gjithë ngjarjen.