Turqi, policët për Kurban Bajram në vend të gjobave shpërndajnë ëmbëlsira
Policët në qytetin Cine të Turqisë në prag të Kurban Bajramit, në vend të gjobave për shoferët kanë shpërndarë çokollata dhe ëmbëlsira.
Policia, shoferëve që kanë udhëtuar në qytetet tjera, me rastin e festës fetare myslimane, u ka shpërndarë ëmbëlsira me qëllim që pak të pushojnë dhe më pas të vazhdojnë rrugën. Me këtë rast shoferëve u kanë shpërndarë broshura për të tërhequr vëmendjen në disa rregulla të trafikut. Nga policia theksuan se vendosën t’i ndalin dhe t’i qerasin me nga një ëmbëlsirë që në këtë mënyrë të ulin turmën dhe mundësinë për aksidente nëpër rrugë.
Ata theksuan se pagjumësia dhe shpejtësia e tepërt janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore në festën fetare, raporton Anadolu Agency (AA). Festa e Kurban Bajramit u kremtua të premten më 1 shtator. Këtë festë të madhe, e quajtur edhe si festë e sakrificës, myslimanët e kremtojnë katër ditë, ndërsa lidhet edhe me ritin e haxhit, që është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.