Tushaj i përgjigjet Sajmir Tahirit: Zakoni i malësorit respektohet, turp për ata që i kanë harruar…

Kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale i është përgjigjur një videoje që po qarkullon në rrjet dhe që është shparndarë nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Video tregon momente nga vizita që i është bërë Gjovalin Gjinit, simpatizantit të LSI-së që u sulmua nga disa persona.

 “Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, shkruan Viktor Tushaj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?