Twitter bllokon dy agjencitë e mëdha ruse të lajmeve

Rrjeti social Twitter ka ndaluar aksesin e Russia Today dhe agjencisë tjetër ruse të lajmeve, Sputnik.

Sipas Twitter, vendimi vjen pasi agjencitë “u përpoqën të ndërhynin në zgjedhjet amerikane në emër të qeverisë ruse”.

Rrjeti social thotë se do t’i kthejë paratë e fituara tashmë nga të dy kompanitë.

“Në fillim të këtij viti, Agjencia Amerikane e Inteligjencës akuzoi RT-në dhe Sputnik se kanë zbatuar përpjekjet ruse të sponsorizuara nga shteti për të ndërhyrë dhe për të prishur zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, gjë që nuk është diçka që ne duam në Twitter”, thotë rrjeti social.

Twitter paralajmëron se do të heqë menjëherë të gjitha reklamat në pronësi të Russia Today dhe Sputnik.

SHKARKO APP