Twitter i mbyll llogarinë Presidentit Trump

Llogaria në Twitter e Presidentit Donald Trump është mbyllur nga rrjeti social. Fillimisht kompania e komunikoi si një gabim njerëzor, por në komunikimin e dytë sqaruan se ishte bërë qëllimisht nga një punonjës.

Sipas tyre ky ka qenë veprimi i papërgjegjshëm i një punonjësi që kishte ditën e tij të fundit të punës. Por fatmirësisht për Presidentin Trump, ky bllokim ka qenë i përkohshëm.

Megjithatë raportohet se nuk janë të pakta rastet kur është kërkuar bllokimi i llogarisë së Trump. Kërkesa të bazuara tek vetë rregullat e rrjetit social për ofendime dhe racizëm.

SHKARKO APP