Twitter ka mbyllur 299,649 llogari me përmbajtje terroriste përgjatë 2017-ës
Twitter tha se përpjekjet e saj të brendshme kishin rezultuar më efikase në ndalimin e llogarive që promovonin terrorizmin sesa të prisni për qeveritë e vendeve ti raportonin.
Vendet të ndryshme Evropiane por edhe ShBA-të kanë shtuar presionin ndaj kompanive të medias social si Twitter, Facebook dhe Google duke u kërkuar të punojnë më shumë ndaj radikalizimit online.
Twitter tha se kishte eliminuar 299,649 llogari në gjysmën e parë të këtij viti për promovimin e terrorizmit.
¾ e llogarive janë mbyllur përpara se të publikonin cicërimin e parë. Më pak se 1% e llogarive u mbyllën si rezultat i kërkesës së autoriteteve shtetërore. Ndërsa 95% u mbyllen falë përpjekjeve të brendshme të kompanisë.
Twitter konsideron “promovim të terrorizmit” çdo përpjekje për të promovuar dhunën e ushtruar nga organizata të njohura botërisht si terroriste.
Që nga 1 Gushti i 2015-ës deri më 30 Qershor të këtij viti, rrjeti social tha se janë mbyllur 935,897 llogari.
Platforma e medias sociale tha se numëron 328 milion përdorues aktivë në muaj shkruan PCWorld Albanian
Bashkimi Evropian ka kërcënuar me forcën e ligjit firmat e internetit të cilat nuk heqin përmbajtjet ilegale. Sipas Twitter 90% e kërkesave për të mbyllur llogari vinin nga Tuqia, Rusia, Franca dhe Gjermania.
Raporti i transparencën zbulonte se Turqia është vendi me numrin më të lartë të kërkesave ose 45% të kërkesave në mbarë botën.