Twitter publikon rregullat e reja
Rrjeti social, Twitter ka publikuar një version të ri të rregullave ku sqaron mënyrat e funksionimit dhe zbatimin e tyre.
Është pjesë e një sërë ndryshimesh pasi po përpiqet të adresojë ankesat për abuzim dhe ngacmime seksuale.
Në njoftim thuhej se gjithcka erdhi prej tendencave të fundit në internet. Sipas BBC, parashikimet e rregullave të reja lidhur me grupet e dhunshme dhe emrat e përdoruesve abusive nuk do të përfundojnë deri më 22 nëntor.
Të premten, Twitter shpërndau se:
1-Do t’u dërgohet email personave që do i pezullohet llogaria personale, së bashku me shpjegimin e shkeljes së rregullave;
2-Do shqyrtojnë kontekstin dhe faktin nëse disa postime abuzive përbëjnë lajm;
3-Do kontaktohen njerëzit që kërkojnë të takohen me profesionistë të kujdesit shëndetësor për të mos dëmtuar veten.
Rrjeti social sqaroi se do rishikohen dhe rastet e akteve seksuale që përfshijnë njerëz ao kafshë, por duke thënë se përmbajtja e tyre lejohet kur flitet në mënyrë të ndjeshme.