U arrestua për trafikimin e 1000 shtetasve, por bën deklaratën e çuditshme në Gjykatë
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë sot në burg 39 të arrestuarit që akuzohen për trafik klandestinësh drejt Kanadasë dhe Amerikës.
Aksioni i disa javëve më parë i Policisë Shqiptare çoi në arrestimin e një grupi të mirëorganizuar që mendohet se ka çuar 1 mijë shqiptarë në disa shtete, përfshi edhe SHBA dhe Kanada, me dokumente të falsifikuara.
Por një prej të arrestuarve pretendoi në Gjykatën e Apelit se është arrestuar gabimisht.
Besnik Vuçaj tha në sallën e gjyqit se nuk ka lidhje me grupin e goditur nga policia në kuadër të operacionit “Porosia e fundit”. Ai tha se nuk ka udhëtuar kurrë jashtë vendit, madje nuk ka as pasaportë.
Teksa pretendoi se ka të njëjtin emër dhe mbiemër (Vuçaj ) me të njëjtin person që jeton në Irlandë.
Më 10 mars 2018 kur policia deklaroi emrat e personave të arrestuar ishte dhe emri Besnik Vuçaj, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.