U asgjësuan edhe rrënjët e fundit të kanabisit!

Nga Miltiadh M. Muçi/Rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016, për kryebashkiakun e Peshkopisë, u bë objekti më i debatuar i Parlamentit, në seancën e ditës së enjte të 15 shtatorit, pra pas katër ditësh si vazhdim i atyre të nisura ditën e hënë, të shpalljes së rezultateve euforike për pozitën në pushtet dhe tepër zhgënjyese për opozitën, sipas së cilës, për shkak të blerjes së votës nga karteli i drogës i lidhur me pushtetarët, direkt me Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Tahiri.

Midis “profkave” të tjera për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare tre vjet më parë dhe ato lokale para një viti, deklarimet e opozitës së sotme kanë qenë të blerjes së votave, me fitimet e trafikut të kanabis-sativës, si një fenomen i ri i këtyre viteve, kur ka nisur qysh në fillimin e viteve ‘90, që janë të krijimit të parlamentit pluralist, ku shumicën e kishte e djathta, deri në vitin e mbrapsht 1997.

Nuk mjaftonin “argumentet” e opozitës, por pozita që e pranon fushatën e korrjes së muajve gusht-shtator të kanabis-sativës nga efektivat e Policisë së Shtetit, që për  26 vjet ka zëvendësuar atë të korrjes së grurit nga kooperativistët dhe punëtorët e Ndërmarrjeve Bujqësore. Në vitet e pushtetit të opozitës së sotme, vetëm 7%  e tij korrej dhe asgjësohej, pjesa tjetër tregtohej për eksport, ndërsa pozita e sotme ka korrur dhe asgjësuar 99% te tij, pra ka ngelur vetëm 1% e prodhimit të mbarë të vitit 2016. Dhe menduam tashmë shumë pak ose thuajse aspak ka mbetur në fushë, se në fund të fundit  janë 1% e prodhimit të mbetur pa u korrur. Dy shifrat e hedhura në seancën e datës 15 shtator, nga Ministri i Brendshëm Tahiri, sa të reja, të padëgjuara më parë nga opinioni, aq dhe enigmatike pa mësuar asnjëherë sa mijëra apo milion rrënjë kanabis-sativa janë korrur dhe asgjësuar, djegur, nga punonjësit e policisë.

Por një ditë më pas deklarimit të këtyre shifrave, nga mediat mësuam se, vetëm në rrethet Te- pelenë dhe Vlorë u asgjësuan 35 e 12 mijë rrënjë kanabis-sativa, pra gjithsej 47 mijë dhe së bashku me 3000 rrënjë të korrura dhe asgjësuara në Shkodër, bëheshin 50000 rrënjë. Këto sipas ministrit Tahiri ishin dhe rrënjët e fundit ose 1%-shi i 99%-shit i deklaruar një ditë më parë në seancën parlamentare të 15 shtatorit. Me fjalën e ministrit tashmë u asgjësuan rrënjët e fundit të sezonit 2016, të fushatës së kanabis-sativas dhe këtu shpresojmë, se do të mbyllen edhe debatet midis kundërshtarëve gënjeshtar.

Pas këtij lajmi, atë bilanc që nuk e kanë bërë ndonjëherë asnjëra nga të dy palët kundërshtarë të politikës sonë, sa rrënjë kanabis-sativa mbillen në çdo vit të sezonit të tij, përjashtuar z. Berisha që i saktë për gjithçka që thotë, pak ditë më parë ka dhënë një shifër 20 milionë rrënjë, mendoj se unë do të jem më i sakti i kësaj, shifra me vërtetë befasuese, e mbështetur tërësisht në dy shifrat e dhëna me datë 15 shtator dhe asaj të ditës së fundit të fushatës së korrjes, më 16 shtator. Duke barazuar 1%-shin e datës 15 shtator me 50 000 rrënjët e korrura dhe asgjësuar më 16 shtator, duke shumëzuar 99%-shin me 50000, në përfundim do të na dalë afërsisht 5 milionë rrënjë. Vërtetë e besoj, si një nga vitet më prodhues, të mbarë, për eksportet shqiptare.

Por seanca mori “flakë” kur ish -ministri i Brendshëm i para tre viteve, mjeku Flamur Noka,  hodhi “benzinën”, se një avion turistik ishte ulur në derdhjen e lumit të Ishmit me njërin nga krahët e dëmtuar, i ngarkuar me kanabis-sativa dhe pse në mbrëmje u sqarua se, piloti duke “bashkë- punuar” me prokurorinë kishte pranuar, se erdhi fillimisht për të bëre një guidë të provonte pistën e improvizuar pak ditë më parë për “hipizëm”, ndërsa pas një muaji do të vinte përsëri të ngarkonte 400 kg kanabis-sativa. Se i kujt krahu ishte kanabisi, vetëm këtë ai nuk e dinte!

SHKARKO APP