U ofrua si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Braçe: PS ka kohën për bërë përzgjedhje sipas statutit

Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se kandidatura e Ogerta Manastirliut për drejtimin e bashkisë së Tiranës, erdhi si një emergjencë në shtatorin e kaluar, kohë kur kryeqyteti ishte në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

Vetë Braçe është ofruar për të qenë kandidat ndërsa thotë se sot PS ka të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të përzgjedhur garuesin sipas asaj që parashikon dhe statuti i partisë.

Deputeti thotë se dëshira për të qenë i pari i Tiranës nuk është një ambicie personale. Ndërsa kërkesën e depozituar në KQZ për të marrë të gjitha rezultatet individuale që nga zgjedhjet e vitit 1996, deputeti thotë se vlejnë vetëm për punën e tij dhe punët e bëra prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ishte një emergjencë në shtator, mund të ishte dhe ashtu gjëja, tani është koha e mjaftueshme që PS të bëjë një proces. Atë që parashikon statuti, siç bëhen për çdo bashki, mund të bëhen dhe për Tiranën”, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?