U përfol si kandidate e PD-së për Tiranën, Çepani: Surprizë, por politika duhet të hapet
Edlira Çepani ishte një nga emrat më potencial për të përfaqësuar opozitën për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës. Ajo thotë se ishte surprizuar për mirë nga lakimi i emrit të saj si një kandidate potenciale.
Më tej Çepani shton se nuk e kishte menduar kurrë që emri i saj do të lakohej si kandidate për kryetare bashkie, dhe për të ky ishte një mesazh i madh që iu dha politikës, që të hapej dhe t’i jepte mundësi dhe figurave jashtë saj.
“Nuk besoj se isha ndonjëherë në garë. Ishte surprizë e bukur. Emri u lakua nga PD, PL, dhe nga qytetarë. Ishte surprizë, se nuk e kisha menduar që të lakohej emri im për këtë pozicion. Herë pas here, më ka ndodhur që të më përflitet emri. Por mënyra se si shkoi në mënyrë virale, ishte e këndshme për t’u dëgjuar”, tha Çepani.
Pyetjes nëse do të kishte pranuar apo jo që të përfaqësonte opozitën në këtë garë, Çepani tha se do ta kishte menduar seriozisht, ndonëse nuk pati një procedurë normale për këtë rast.
KOHA JONË SONDAZH

