U përplasën për vdekje, detaji tragjik për nusen dhe vjehrrin

E shtuna u përgjak nga aksidenti tragjik që i mori jetën Xhemil Piskut dhe nuses së djalit të tij, Edlira Pisku, dhe që ka lënë në gjendje të rëndë nipin 8-vjeç që ndodhet në spitalin e Durrësit. Shoferja përplasi për vdekje nusen dhe vjehrrin në vendin e quajtur ”Mali i Robit” në Kavajë.

Miqtë dhe fqinjët nuk arrijnë t’i ndalin lotët. ”Burrë më i lartë në zonën e Golemit. Po shkonin në Berat me nusen e djalit. Ka fejuar djalin dhe po çonte nusen. Jemi komshinj po shumë të afërt. Kemi 20 vjet bashkë në Golem, në qendër. Familje e nderuar, edhe nuse, edhe çunat”, thonë ata.

Banorët e kësaj zone kanë shqetësim të madh mungesën e një mbikalimi, gjë e cila iu rrezikon jetën çdo ditë. “Mbikalimi është shumë problem”, shprehen ata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?