U rrëzua keq në Pallatin e Kongreseve, Grida tregon si e përjetoi këtë moment të sikletshëm

Grida Duma është një nga gratë më të suksesshme në vendin tonë, po edhe ajo ka patur një moment të sikletshëm, siç ka qenë rrëzimi i saj në Pallatin e Kongreseve.

“E di çfarë më ndodh tani, këdo që do të ngjisë dy tre shkallë për të folur më rikujtohet vetja dhe kam një instinkt që kujto ti jap dorën.

Ka ndodhur kështu, podi në te cilën duhet të hipja për të folur ishte i bardhë, unë duke qene se bëj me pasion këtë nuk e kam parë letrën kur kam qenë duke folur përpara sallës së madhe. Por kini parasysh që folësi është i bombarduar nga dritat, të cilat ulin aftësinë për të bërë dallimin. Pasi mbarova duhet të zbrisja por nuk e dallova dot podin nga dyshemeja që ishin të dyja të bardha.
Isha me fustan se po të isha me pantallona s’do ta kisha patur këtë alert të tmerrshëm, por nuk doja të dukej asgjë më shumë veç rënies”,

Nuk e di sa janë kënaqur në atë moment të tjerët. Edhe kur vjen situata që më shajnë, në mënyrë të paguar ose jo them se njerëzit në këtë popull shfryhen shumë pak. Nëqoftëse kjo është një element që i jep kënaqësi, është ‘OK’, le ti japë”, ka shpjeguar Duma.

SHKARKO APP