Udhëton botën me biçikletë, ia vjedhin në Itali

Udhëtoi gati një vit rreth botës me biçikletën e tij, duke zbuluar bukuritë natyrore, por një e papritur i ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali. Biçikleta që shoqëroi Etienne Godard gjatë gjithë udhëtimit ishte vjedhur. Mjeku francez, së bashku me të dashurën e tij u larguan rreth 11 muaj më parë nga Hong Kongu, duke përshkruar më pas gjithë Azinë, Kinën, Indonezinë, Indinë dhe Turqinë duke lënë vetëm disa vende ku nuk kishin vizë. Por vetëm pak kilometra nga fundi i udhëtimit të tyre në Castel Volturno, në provincën e Caserta i vodhën biçikletën.

SHKARKO APP