Udhëtonte qindra km në ditë me autobus, i dhurojnë një makinë

Pasi pa makinën e tij të re, Josue Guerrero-Uribe u pushtua nga emocionet, duke tundur kokën me mosbesim. Josue Guerrero-Uribe e kalon kohën e tij në autobusë pranë Los Anxhelosit duke shkuar në projekte të ndryshme vullnetare. Kur ai u largua nga trupat detare në vitin 2008, pasi shërbeu tetë vjet, Guerrero-Uribe u përfshi në rrugën e alkoolit si mënyrë për të menaxhuar problemet e tij. Më pas, ai gjeti ngushëllim, duke ndihmuar të tjerët, duke punuar qindra orë për ndërtimin e fushave sportive, klasave në shkolla dhe biblioteka. Ai u shërbente disa nga banorëve më të varfër të Los Anxhelosit. Guerrero-Uribe udhëtonte shumë km në ditë dhe e bëri gjithë këtë pa një makinë, duke përdorur transportin urban. “Nëse duhej të isha në një shkollë në orën 8 të mëngjesit, unë do të dilja nga shtëpia në orën gjashtë”, tha Guerrero-Uribe, duke shtuar se ndonjëherë u kthye në shtëpinë e tij rreth orës 10:00. “Unë udhëtoj ndonjëherë edhe 320 km në ditë.” Por udhëtimet e gjata të këtij veterani lufte nuk do të jenë më të përditshme. Atij iu dhurua një automjet i ri, me të cilin do të mund të udhëtojë në shërbim të veteranëve të tjerë të luftës. Rekomandimi për këtë dhuratë i kishte ardhur nga vetë drejtuesit e organizatës “Misioni Vazhdon”, me të cilët Guerrero-Uribe punon në shërbim të veteranëve. Guererro-Uribe planifikon të përdorë makinën e tij të re për të vazhduar shërbimin ndaj veteranëve në komunitet. “Mos përdorni fjalën, ‘nuk mundem”, tha Guerrero-Uribe. “Nëse e thoni këtë, do ta besoni atë. Më mirë të themi “Unë mundem”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?