UEFA, thuaj “Po” Racizmit!”

, Tirana. Me qindra protestues u mblodhën në sheshin para Piramidës dhe protestuan ndaj vendimeve të UEFA-s, që i dha tre pikë në tavolinë Serbisë. “UEFA, “Po” racizmit!” ishte slogani i tyre, apo thirrjet kundër kreut të UEFA-s, Mishel Platini, i cili konsiderohej përgjegjës kryesor i gjithë asaj që ndodhi në Beograd. Ndeshja e 14 tetorit u ndërpre prej dhunës së shkaktuar nga huliganët serbë, por UEFA mori në konsideratë një deklaratë të bërë nga gjyqtari i ndeshjes, se kuqezinjtë nuk pranuan të vazhdonin lojën dhe mbi këtë “logjikë qesharake” Komisioni i Disiplinës zbatoi rregulloren me përpikëri, duke ndëshkuar Shqipërinë. Edhe Serbisë iu zbritën tre pikë, ndërsa përfituan më tepër dy ekipet e tjera të grupit, Portugalia e Danimarka, që tani mund të kualifikohen më lehtë.    

Protesta  para UEFA-s edhe në Zvicër!

“UEFA Respect, say “Yes” to Racism”, “UEFA, i tha “PO” Racismit” kanë  qënë pankartat  ku qindra shqipëtarë janë mbledhur dje për të protestuar përpara zyrave të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, aty ku u mblodh Komisioni i Disiplinës dhe dha vendime skandaloze pas ngjarjeve në Beograd. Protestuesit qëndruan për më shumë se një orë përpra selisë së UEFA-s në Zvicër, duke brohoritur me pankartat, ku shprehej qartë indinjata për një vendim racist kundrejtë shqiptarëve.  Racizmi ishtë një nga faktorët kryesorë të kësaj proteste që çoi në  grumbullimin e qindra shqipëtarëve përpara zyrave të UEFA-së. Ashtu siç pritej lajmërimi është përhapur në rrjetet sociale nga ku protesta filloi. Flamujë kuq e zinjë kanë shoqëruar gjithë brohoritjet e tubimit paqësor të shqipëtarëve pranë zyrave të UEFA-s dhe protestuesit, që mendohet të kenë qënë mbi një 500 te tillë, janë larguar të qetë pas përfundimit të protestës. Vendimi i UEFA-s në disfavor të Shqipërisë duket se ka indinjuar një numër të madh emigrantësh shqiptarës në Zvicër!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?