Uji në Mars shfaqet natën

 

Deri më tash shkencëtarët kanë besuar se kushtet në Planetin e kuq janë tepër të ftohta që uji fare të mund të ekzistojë, ndonëse sipas hulumtimeve kanë zbuluar se vende me akull në Mars.

Mirëpo, sipas informatave të fundit, të cilat i ka dërguar roveri i NASA-s Curiosity, uji në Mars gjendet nën sipërfaqen e planetit.

“Të gjitha të dhënat e deritashme kanë treguar se uji mund të gjendet ekskkluzivisht në formë akulli. Por, kjo është hera e parë që kemi gjetur dëshmi mbi ujin e lëngshëm në Mars”, ka thënë Enfru Koats, udhëheqës i sektorit për hulumtimin e kozmosit në Londër.

Duke rrëmuar nëpër truall, Curiosity ka gjetur perklorat kalciumi (kripë e thartirës perklorike). Shkencëtarët besojnë se kjo lloj kripe e absorbon acarin nga sipërfaqja e truallit, e shkrin dhe krijon shtresë të hollë uji.

Pastaj uji i lëngshëm zhytet më thellë në truall duke u përzierë me kripërat tjera. Shtimi i ujit të rrjedhshëm këtyre kripërave ua bën të mundur të lëvizin nëpër truall.“Matjet kanë treguar se këto gjendje ekzistojnë natën dhe pas agimit dimrit. Kur bie nata, një pjesë e ujit avullohet në atmosferë dhe kondensohet në sipërfaqe të planetit si brymë, por preforati i kalciumit formon tretje të kripës me ujin dhe ashtu mbetet në gjendje të lëngshme:, ka thënë Morten Bo Madsen nga Instituti Nils Bor në Kopenhagen.

Ndonëse uji i rrjedhshëm konsiderohet si kyç për jetë dhe me këtë lidhet me ekzistencën e jetës në ndonjë vend, shkencëtarët kanë thënë se nuk kanë gjetur kurrfarë gjurmësh jete në Mars, sepse radiacioni është tepër i fortë në sipërfaqe sa mikroorganizmat të mund të mbijetojnë. -InfoGlobi

SHKARKO APP