Ukraina, fituese e Eurovizionit/ Mesazhi i Zelenskyt
Ukraina është shpallur fituese e ‘Eurovision 2022’.Nata finale u mbajt në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë dhe mirëpriti plot 25 shtete (pesë prej të cilave u kualifikuan automatikisht dhe 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale). Grupi Kalush Orchestra përfaqësuan vendin e tyre me këngën “Stefania”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgëzoi grupin pasi u shpall fitorja e Ukrainës.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën. Vitin tjetër Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj – jo e fundit. Ne do të bëjmë më të mirën tonë për të pritur një ditë pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas.Liri, paqësor, i rindërtuar!”, ishte mesazhi i Zelenskyt.