Ukraina kërkon të marrë gazin rus

Drejtuesi i lartë i Gazprom-it, Aleksey Miller ka thënë se kompania ukrainase e gazit natyror “Naftogaz” ka bërë kërkesë zyrtare për të vazhduar importimin e gazit natyror rus.

Miller duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, tha se Naftogaz i ka dërguar shkresë zyrtare Gazprom-it për të rivazhduar importimin e gazit rus për periudhën e dytë të vitit dhe tremujorin parë vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu vuri në dukje se e kanë pritur me “mirëkuptim” këtë kërkesë së Naftogaz-it i cili më parë për arsye të ndryshme njoftoi ndërprerjen e importimit të gazit rus.

Ndërsa drejtuesi i Naftogaz-it, Andrey Kobolev në një deklaratë dje u shpreh se nëse Gazprom do të bëjë ulje në çmimin e gazit natyror, furnizimi me gaz natyror nga Rusia do të jetë një “alternativë më e arsyeshme”.

 

SHKARKO APP