Ulja e TVSH për turizmin, ministrja teknike e Financave: Ndryshimet e ligjit të zbatohen këtë sezon
Ministria e Financave ka përgatitur aktin në fjalë dhe mbetet në pritje të vlerësimeve përfundimtare nga institucionet e mësipërme për miratimin e tij.
“Ministrja e Financave, Vukaj bëri pjesë të konsultimit grupet e interesit/dhomat e biznesit, me qëllim konsolidimin e këtij projekt-vendimi. Ministria e Financave nxit grupet e interesit/dhomat e biznesit dhe Këshillin Tatimor që sa më shpejt të japin vlerësimet e tyre në mënyrë që ndryshimet në Ligjin për TVSH-në të implementohen gjatë sezonit turistik të këtij viti.
Ulja e TVSH-së në masën 6 % për strukturat akomoduese në fushën e turizmit pritet të nxisë investimet në këtë sektor jetik për ekonominë shqiptare. Implementimi i tij do të shoqërohet me rritjen e konkurencës dhe uljen e çmimeve”, vijon njoftimi i MF.