Ulja e TVSH- së për energjisë, mazhoranca rrëzon opozitën
Komisioni i Ekonomisë ka hedhur poshtë propozimet e PD-së për uljen e TVSH-së për energjinë. Pas diskutimeve të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të PD-së komisioni vendosi të rrëzojë amendamentin e këtyre të fundit. Deputeti Sherefedin Shehu deklaroi se qeveria nuk ka rritur të ardhurat, por vetëm taksat. Sipas tij kompanitë nuk duhet të drejtohen nga politika por duhet të privatizohen. Shehu theksoi se akciza është taksa që po performon më keq. “Qeveria pretendon që ka arritur një rekord, por rekordi është vetëm për rritjen e taksave. Nuk mund të menaxhohet kompania me drejtues politik. Ajo kërkon privatizim. Shqiptarët nuk po marrin përfitime nga taksat. 70% e shqiptarëve u prekën nga çmimi i energjisë. Akciza është taksa që performon më keq. Unë do kërkoja nga qeveria edhe në aspektin e përdorimit të parave publike të ishte më e kujdesshme ” – u shpreh Shehu. Më tej komisioni vazhdoi me diskutimin e projektligjit për lojërat e fatit. Ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë prezantimit të këtij projektligji bëri me dije se janë konfiskuar 7080 subjekte lojërash fati.