Unikkatili, mesazh për shqiptarët proturq

​Viktor Palokaj, reperi i njohur për mbarëshqiptarinë me nofkën Rebel a.k.a Unikkatil, sikurse dihet në tekstet e këngëve të tija mban një qëndrim puro shqiptar

Ai në vargjet e ndryshme e paraqet veten si laik, të paindoktrinuar nga besimet fetare, por vetëm nga shqiptaria sikurse thotë ai.

Unikkatili nuk është një reper komercial dhe në fakt nuk ekziston asnjsë videoklip i tij, e megjithatë fama e tij mbetet e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reperi trajton probleme sociale dhe politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe jep mjaft mesazhe për të rinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një koment të tijin në Facebook ai kritikon Perandorinë Osmane, duke shkruar: “Perandoria BOTHMANE gjatë 5 shekuj sundimi nuk e lejoi ASNJË shkollë në Gjuhën SHQIPE!!! E në të njëjtën kohë lejuan mbi 2300 shkolla turke, sllave dhe greke (I.K.). Ata që i quajnë këto flliqsina “hero” e përqafojnë asimilimin dhe zhbërjën e etnisë Arbëneshe (Shqiptare). Nuk ka pushtues të mirë!!!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?