Unioni i Gazetarëve, çel konkursin për çmimin “Vangjush Gambeta” 2016

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2016”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti nga gazetarë ekonomik nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.

Gjatë kësaj veprimtarie do të ndahen edhe:

–  Dy çmime “Karriera”

–  Dy çmime “Raportimi më i mirë i vitit”

 – Një çmim “Gazetari i vitit”

Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit Shqiptar të Medias), ose në adresën unioniigazetareve@gmail.com, brenda datës 5 nëntor 2016.

SHKARKO APP